Kreu grabitje në rrugë, policia arreston 30 vjeçarin në Prishtinë
Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një person të dyshimtë në Prishtinë. Deri tek arrestimi i tij erdhi pasi që i njëjti dyshohet për një grabitje e cila ka ndodhur më 15 nëntor 2024 rrugën “Ahmet Krasniqi”. “Puna e zyrtarëve policor, është finalizuar mbrëmë , ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritë që…

Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një person të dyshimtë në Prishtinë.
Deri tek arrestimi i tij erdhi pasi që i njëjti dyshohet për një grabitje e cila ka ndodhur më 15 nëntor 2024 rrugën “Ahmet Krasniqi”.
“Puna e zyrtarëve policor, është finalizuar mbrëmë , ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritë që të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar: B.J, (mashkull) 30 vjeç, shtetas Republikës së Kosovës”,thuhet në njoftimin e policisë.
I dyshuari me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/