Kreshniku feson ditëlindjen, Dafina emocionon me urimin: Ma ndryshove jetën

Bashkëshorti i këngëtares së njohur, Dafina Zeqiri, Kreshnik Gjergji feston sot ditëlindjen. E nga të parët që e ka uruar ka qenë gruaja e tij. Dafina ka bërë një urim mjaftë emocional. Me foto nga salla e lindjes, ajo e ka uruar dhe e ka falenderuar duke u shprehur se ”i ndryshoi jetën”. ”Urime ditëlindjen…

ShowBiz

27/07/2025 09:03

Bashkëshorti i këngëtares së njohur, Dafina Zeqiri, Kreshnik Gjergji feston sot ditëlindjen.

E nga të parët që e ka uruar ka qenë gruaja e tij.

Dafina ka bërë një urim mjaftë emocional.

Me foto nga salla e lindjes, ajo e ka uruar dhe e ka falenderuar duke u shprehur se ”i ndryshoi jetën”.

”Urime ditëlindjen njeriut që ma ndryshoi jetën përgjithmonë! Shoku jem ma i mirë, burri jem dhe baba i djalit tonë. Të dua pafund”, ka shkruar këngëtarja.

Kujtojmë se çifti vetëm para disa ditësh u bënë prindër për herë të parë. Në jetë erdhi gëzimi i tyre i parë, Daskani.