Kreshnik Uka për herë të tretë fiton çmimin “Ylli i javës”

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i javës”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

Sport

11/03/2022 14:06

“Ylli i javës” për xhiron e 24-t në BKT Superligë është shpallur futbollisti i KF Drenica, Kreshnik Uka.

Për sulmuesin 26-vjeçar kjo është hera e tretë në këtë edicion që e fiton këtë çmim dhe pa dyshim është ndër më të merituarit për rezultatet pozitive të ekipit kuqezi nga Skenderaj.

Ai deri më tash ka realizuar 15 gola, duke u renditur i dyti në listën e golashënuesve.

Uka shënoi dy gola në ndeshjen kundër Llapit në Podujevë, që u mbyll me rezultat 3:3.

Pas këtij barazimi KF Drenica mbetet në pozitën e pestë në renditje në BKT Superligë me 32 pikë./Lajmi.net.