Krerët e shtetit në hapjen e Panairit të Librit në Prishtinë

Panairi i 17-të i Librit është hapur sot në ambientet e Pallatit të Rinisë, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës.

Lajme

02/06/2015 19:51

Në hapjen e panairit, i cili do të zgjasë deri më 7 qershor, kanë marrë pjesë personalitet të rëndësishme të shtetit të Kosovës,duke filluar nga kryeministri Isa Mustafa, ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Barjami, dhe ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala.

Në panairin e sivjetmë do të ketë edhe një varg aktivitetesh, të cilat përkojnë me përvjetorë të mëdhenj të personaliteteve letrare shqiptare dhe botërore: 150-vjetori i lindjes së Zef Skiroit, 100-vjetori i lindjes së Roland Barthes, 100-vjetori i lindjes së Arthur Miller, 100-vjetori i vdekjes së Josif Bagerit, 95-vjetori i lindjes së Mark Krasniqit e 20-vjetori i vdekjes së Anton Pashkut.

Pamje nga hapja e panairit të 17 të librit1

Panairi do të mbyllet më 7 qershor, në orën 18:00 dhe në të pritet të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Diaspora. Do të ketë rreth 1100 tituj të rinj, ndërsa numri i titujve të viteve të fundit është rreth 4.000. Pritjet e organizatorëve janë që Panairin e 17-të të librit ta vizitojnë rreth 35 njerëz.