Krejt çka dihet deri më tani për plagosjen e trefishtë në Pejë

Tre persona janë plagosur nga arma e zjarrit sonte në Pejë. Menjëherë pas ngjarjes Policia kanë dal në vendin e ngjarjes për tu marr me rastin Kështu i tha Lajmi.net Fadil Gashi, zëdhënës në policinë rajonale të Pejës “Rreth orës 21:25 në rrugën “Bekim Berisha “ në Pejë, tre persona janë lënduar nga arma e…

Lajme

22/05/2024 23:07

Tre persona janë plagosur nga arma e zjarrit sonte në Pejë.

Menjëherë pas ngjarjes Policia kanë dal në vendin e ngjarjes për tu marr me rastin

Kështu i tha Lajmi.net Fadil Gashi, zëdhënës në policinë rajonale të Pejës

“Rreth orës 21:25 në rrugën “Bekim Berisha “ në Pejë, tre persona janë lënduar nga arma e zjarrit, të njëjtit janë dërguar në Emergjencën e spitalit për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitet kompetente”, tha Gashi.

Gashi po ashtu ka konfirmuar se dy nga personat e plagosur janë dërguar për QKUK pas rekomandimeve nga Spitali i Pejës.

“Dy nga ata janë dërguar fillimisht në emergjencë të Spitalit të Pejës, më vonë me udhëzim të mjekut janë dërguar për QKUK”, ka thënë Gashi për Lajmi.net

Po ashtu ai thotë se ende nuk dihet se sa persona janë të dyshuar për rastin.

“Në vend të ngjarjes janë njësitet policore, janë në kërkim të dyshuarve, nuk kemi ende informacion se kush janë të dyshuarit. Ende nuk kemi informacion se sa persona janë të dyshuar. Policia po bënë çmos për ti identifikuar të dyshuarit e mundshëm.”.

Ndërkaq mjeku kujdestar Besnik Ibraj ka treguar për gjendjen e të plagosurve, teksa thotë se njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë.

“Pacientët janë pranuar, njëri prej tyre ka qenë në gjendje të rëndë me plagë në qafë dhe regjionin torakal. I njëjti është intubuar dhe është dërguar në QKUK. Po ashtu dhe pacienti i dytë ka pasur tri plagë me armë zjarri në këmbë dhe në bark. Ndërsa pacienti i tretë po ashtu ka qenë i plagosur nga arma e zjarrit në regjionin e barkut. Të tre pacienteve i është ofruar ndihma adekuate shëndetësore dhe janë dërguar për trajtim të metejshëm në QKUK”, tha ai.