Krasniqi: VV qe pesë herë provon me këtë kandidat e s’i ka votat, të konstituohet kuvendi ose të shkojmë në zgjedhje

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi është deklaruar pas përfundimit të seancës së sotme, e cila dështoi pasi e propozuara e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu sërish nuk arriti të marrë më tepër se 57 vota për. Pas kësaj , Krasniqi deklaroi se kjo çfarë po ndodhë tani është pengmarrje e shtetit të Kosovës për teket e një…

Lajme

25/04/2025 10:49

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi është deklaruar pas përfundimit të seancës së sotme, e cila dështoi pasi e propozuara e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu sërish nuk arriti të marrë më tepër se 57 vota për.

Pas kësaj , Krasniqi deklaroi se kjo çfarë po ndodhë tani është pengmarrje e shtetit të Kosovës për teket e një partie e të një personi.

“Po vjen nga Vetëvendosje si parti e parë, kjo është tashëm komplet e pakuptimtë e turpshme që për teke të një personi, të një kandidat të mbetet peng shteti. Kjo është pengmarrje e shteti të Kosovës për tekat e një partie e të një njeriu e të një kandidati. Sikur të dëshironin zgjidhje kanë pas mundësi edhe sot, pardje e para katër ditësh. Kanë mundësi të ndërrojnë kandidatin sepse nuk imponohet kandidati kur nuk kanë shumicë parlamentare. Këta s’kanë numra as për krykuvendare, as për formimin e qeverisë së ardhshme. Fakti se Kurti nuk mund të jetë kryeministër i ardhshëm, po e mban peng shtetin e Kosovës”, deklaroi ai.

Krasniqi tha se qëllimi i Kurtit dhe VV-së nuk është formimi i institucioneve, por zvarritja.

“Ka emra të tjerë, absolutisht që ka si zonja Haxhiu aty që ne nuk i votojmë, por nuk dëshiroj të krijojë tema kush është i pranueshëm e kush jo. Ka mjaftueshëm, po na bje me përsërit ka kolegë të opozitës që kanë dhënë emra të caktum që i votojnë. Sikur të kishte qëllim të krijohen institucionet Kurti e kish kalu këtë, por do qëllimshëm të mbajë bllokadën, e duke e mbajtë bllokadën po na pamundëson të diskutojmë për tema që na takojnë për qytetarët sikurse rritja e çmimit të energjisë elektrike e problemet që ka Kosova në degradimin e temave ndërkombëtarë. Pro fakti që po e mbajmë vendin peng e kuvendin e po tallen duke na ftuar çdo 48 orë për tre minuta për të votuar një person është e pakuptimtë”, tha Krasniqi.

Ai theksoi se Kurti duhet me e ndërru këtë kandidate, pasi që pesë herë s’i ka votat.

“Kurti duhet me e ndërru këtë kandidat- që pesë herë provon s’i ka votat. Ose të konstituohet kuvendi ose në një marrëveshje për zgjedhje të reja. S’ka mandat Albin Kurti me na ftu, është veç një deputet. Lë të provon le të hedhë vetën në votim, le të provon. Ai s’e Meriton as ministër me kon le më deputet”./Lajmi.net/