Krasniqi: VV po blen kohë edhe 48 orë për të bërë pazaret- ua uzurpoi deputetëve të drejtën Kushtetuese
Edhe tentativa e dytë për konstitutimin e kuvendit ka dështuar. Fillimisht pas nisjes së seancës konstituive, përfaqësuesit e partive politike janë ftuar për konsulta në një sallë, për të diskutuar mënyrën e vazhdimit të procedurave të mëtejshme. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka deklaruar se gjatë konsultimeve pati përfaqësues që e braktisën takimin dhe nuk…

Lajme
Edhe tentativa e dytë për konstitutimin e kuvendit ka dështuar.
Fillimisht pas nisjes së seancës konstituive, përfaqësuesit e partive politike janë ftuar për konsulta në një sallë, për të diskutuar mënyrën e vazhdimit të procedurave të mëtejshme.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka deklaruar se gjatë konsultimeve pati përfaqësues që e braktisën takimin dhe nuk pati konsesues, dhe se seanca do të vazhdojë më 19 prill, në orën 12:00.
Menjëherë pas pëfundimit të seancës, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ështe deklaruar për media, i cili tha se partia e parë sot kishte ardhur në mënyrë të organizuar për të penguar seancën.
Sot u bëtë dëshimtar që partia që ka dal e para edhe pushtetart e uzurpun një të drejtë kushtetuese që ja jep përmes deputetit mat vjetër me siguru mbarëvajtjen e seancës, po me ba diçka tjetër me uzurpu kit të drejtë për me ndërpre seancën nuk ka ndodh”, ka thënë Krasniqi.
Tutje Krasniqi ka thënë partia fituese e zgjedhjeve në pamundësi të sigurimit të votave po mundohet të blej kohë.
“Me qenëse skan shumicë parlamentare po dojn me ble kohë”, tha Krasniqi ndër tjera.
Teksa tha se edhe pas 48-orëve do të jetë e njëjta situatë. /Lajmi.net/