Krasniqi: VV ka shënuar rënien më të madhe në përqindje të votave, e ndjekur nga AAK-Nisma
Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka thënë Lëvizja Vetëvendosje ka pësuar rënien më të madhe të votave, duke humbur 9.4 pikë përqindjeje nga rezultati i saj i mëparshëm. Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma kanë regjistruar një ulje të votave, me një humbje të kombinuar prej 2.2 pikë përqindjeje. Në anën tjetër, Partia…

Lajme
Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka thënë Lëvizja Vetëvendosje ka pësuar rënien më të madhe të votave, duke humbur 9.4 pikë përqindjeje nga rezultati i saj i mëparshëm.
Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma kanë regjistruar një ulje të votave, me një humbje të kombinuar prej 2.2 pikë përqindjeje.
Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë dalë fituese nga zgjedhjet e fundit, duke shënuar rritje të votave.
Krasniq bëri të ditur se PDK është rritur për 5 pikë të përqindjes, ndërsa LDK ka regjistruar një rritje prej 4.9 pikë përqindjeje në krahasim me zgjedhjet e kaluara.