Krasniqi: VV ishin 52, qenka bërë 57 por nuk mund të bëhen 61, PDK nuk e voton asnjë kandidatë të VV-së

Në Kuvendin e Kosovës është votuar për propozimin që Vetëvendosje pati që Albulena Haxhiu të zgjidhet kryeparlamentare. Nga tre deputetët e Nisma Socialdemokrate pati abstenim derisa deputetët e tjerë nga PDK, LDK dhe AAK votuan kundër e disa nuk votuan fare. Krasniqi foli pas propozimit të Haxhiut për kryeparlamentare nga VV, ku tha se PDK…

Lajme

19/04/2025 14:28

Në Kuvendin e Kosovës është votuar për propozimin që Vetëvendosje pati që Albulena Haxhiu të zgjidhet kryeparlamentare.

Nga tre deputetët e Nisma Socialdemokrate pati abstenim derisa deputetët e tjerë nga PDK, LDK dhe AAK votuan kundër e disa nuk votuan fare.

Krasniqi foli pas propozimit të Haxhiut për kryeparlamentare nga VV, ku tha se PDK nuk e voton asnjë kandidatë të Vetëvendosjes.

“Krejt këto bllokadat erdhën nga VV pasi nuk i kane numrat, ken 52 qenka bërë 57 por nuk mund të bëhen 61. Asnjë kandidat në Vetëvendosje nuk e merr votën e PDK-së”, tha Krasniqi./Lajmi.net/