Krasniqi: Vetëvendosje le të ndryshojë kandidatin, mos të lihet vendi peng

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës dështoi sërish. Skenari i mëparshëm u përsërit sërish, me Lëvizjen Vetëvendosje që propozoi Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, transmeton lajmi.net. Haxhiu mori besimin e 57 deputetëve, 41 votuan kundër dhe 3 abstenuan. Pas dështimit të seancës para mediave foli, Memli Krasniqi. Krasniqi tha se situata në Kuvendin e Kosovës është krijuar…

Lajme

27/04/2025 10:37

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës dështoi sërish.

Skenari i mëparshëm u përsërit sërish, me Lëvizjen Vetëvendosje që propozoi Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, transmeton lajmi.net.

Haxhiu mori besimin e 57 deputetëve, 41 votuan kundër dhe 3 abstenuan.

Pas dështimit të seancës para mediave foli, Memli Krasniqi. Krasniqi tha se situata në Kuvendin e Kosovës është krijuar pas insistimit të Lëvizjes Vetëvendosje për të mos e ndërruar kandidatin.

“Sot janë bërë një muaj nga verfikimi i rezultateve dhe ne ende s’kemi kuvend dhe qeveri legjitime. Kjo po ndodhë shkak i tekeve të VV për të mbajtur shtetin peng si shkak i një njeriu. E pakuptueshme që herën e shtatë të mos i jepej vendit institucionet, por insistimi arbitrat i VV për Albulena Haxhiun për këtë. Nëse këta se kanë shumicën parlamentare s’mund ta bëjnë me zor. Ndërrojeni kandidaten, bëni kandidat që merr shumicën e parlamentit sepse është e papranueshme. Jo të vimë çdo dy ditë dhe të dëgjojmë të njëjtën fjali. Nuk kalon Haxhiu kanë opsione tjera dhe rruga e vetme e zgjidhjes është të vinë me propozime të tjera. Nuk më takon mua tua propozoj kandidatët, por s’mundesh 7 herë me një njeri”, tha Krasniqi./Lajmi.net/