Krasniqi vazhdon ta fsheh se në çfarë cilësie është ftuar nga Specialja

Ka përfunduar intervistimi nga Specialja ndaj ish-zëdhënësit të Shtabit të UÇK-së, Jakup Krasniqi.

Lajme

24/07/2019 11:29

Krasniqi nuk ka pranuar të jap detaje para mediave të cilat po qëndronin pranë selisë të Prokurorisë së Specializuar.

“I kryem detyrat dhe obligimet që i kemi konform ligjeve në fuqi”, ka thënë shkurt Krasniqi, raporton lajmi.net.

Ai nuk ka treguar se në çfarë cilësie është intervistuar nga Specialja.

Pak më parë përfundoi edhe intervistimi i kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradinajt, i cili tha se është optimist që Specialja nuk do të ngritë aktakuzë ndaj tij. /Lajmi.net/

Lexo edhe: