Krasniqi uron 26-vjetorin e PDK-së: Festa jonë nuk është e plotë pa themeluesit tanë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka uruar 26-vjetorin e themelimit të partisë përmes një postimi në rrjete sociale. Ai ka theksuar unitetin dhe besimin e palëkundur në drejtësi, pavarësisht mungesës së themeluesve në këtë përvjetor, transmeton lajmi.net. “Edhe këtë herë, festa jonë nuk është e plotë pa themeluesit tanë, Hashim Thaçin,…

Lajme

10/10/2025 10:25

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka uruar 26-vjetorin e themelimit të partisë përmes një postimi në rrjete sociale.

Ai ka theksuar unitetin dhe besimin e palëkundur në drejtësi, pavarësisht mungesës së themeluesve në këtë përvjetor, transmeton lajmi.net.

“Edhe këtë herë, festa jonë nuk është e plotë pa themeluesit tanë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin, por jemi të fortë dhe me besim të plotë, sepse ndjejmë se fitorja e drejtësisë është afër,” ka shkruar Krasniqi.

Ai ka shtuar se misioni i PDK-së për një Kosovë më të mirë vazhdon, ndërsa ka shprehur falënderime për anëtarët, aktivistët dhe mbështetësit e partisë në këtë përvjetor të rëndësishëm./lajmi.net/