Krasniqi: Uroj që ky proces të shkoj si në rundin e parë, qytetarët të votojnë për të ardhmen e tyre

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Ai ka votuar në orën 10:30, në Shkollën Fillore “Hasan Prishtina” në kryeqytet, raporton lajmi.net Para mediave, Krasniqi tha se urojë që qytetarët të dalin t% votojnë e të vendosin për…

Lajme

09/11/2025 11:00

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Ai ka votuar në orën 10:30, në Shkollën Fillore “Hasan Prishtina” në kryeqytet, raporton lajmi.net

Para mediave, Krasniqi tha se urojë që qytetarët të dalin t% votojnë e të vendosin për të ardhmen e tyre.

“Me shpresën që do të kemi dalje masive dhe substanciale që do të reflektojë vullnetin e qytetarëve, uroj që edhe ky proces të shkojë në rregull siç ka shkuar rundi i parë dhe që qytetarët të votojnë për të ardhmen e tyre”, tha ai.