Krasniqi: Urani e çon çdo punë deri në fund – karriera e tij është dëshmi e qartë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se Uran Ismaili është futur në politikë në vitin 2007 për me bë qytetin tonë, Prishtinën, më të mirë. Krasniqi tha se kandidati për kryetar të Prishtinës i PDK-së, Uran Ismaili nuk e merr përsipër asnjë punë që nuk e beson që është për të dhe…

Lajme

23/07/2025 21:01

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se Uran Ismaili është futur në politikë në vitin 2007 për me bë qytetin tonë, Prishtinën, më të mirë.

Krasniqi tha se kandidati për kryetar të Prishtinës i PDK-së, Uran Ismaili nuk e merr përsipër asnjë punë që nuk e beson që është për të dhe që nuk e bën me zemër.

“Në politikë unë jam fut para tij, ama gjithmonë e kam ditë që edhe Urani i duhet politikës, jo veç pse ishte shoku im i ngushtë, por për shkak se kishte potencial dhe karakter me bë punë të mëdha”, tha Krasniqi.

Krasniqi tha se Urani nëse merret me diçka e çon në fund, si askush tjetër – këtë e dëshmon karriera politike, duke theksuar se ai është deputeti më i votuar nga radhët e PDK.

Ai ndër tjerash i pati një kërkesë nga qytetarët e Prishtinës, atë për t’ia dhënë një shans Uran Ismailit.

Sot kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, Uran Ismaili po prezanton vizionin dhe zgjidhjet konkrete për kryeqytetin në Sheshin “Adem Jashari”.