Krasniqi u intervistua si i dyshuar

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka përfunduar intervistimin në Prokurorinë Speciale. Avokati i tij, Mexhid Syla, pohon se ai është marrë në pyetje nga EULEX si i dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë. (Video+Foto: lajmi.net)

Lajme

20/12/2013 11:37

(E Plotësuar: 16:40)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka përfunduar intervisitimin dhe është larguar nga selia e EULEX, në Fushë-Kosovë.

Ashtu siç ka raportuar lajmi.net, ai është marrë në pyetje nga EULEX si i dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë, gjatë periudhës 1998-1999.

Avokati i tij, Mexhid Syla, ka thënë se Jakup Krasniqi është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, që ka të bëjë me rastin e “Grupit të Drenicës”.

“Arsyen ju po e dini, z Krasniqi doli nga këtu, e pat një intervistë të shkurtër, ku i dha disa sqarime rreth rastit që tashmë opinioni është i njoftuar, rasti penal që është duke u udhëhequr në Mitrovicë… Në cilësinë e të dyshuarit, normalisht, por për momentin janë dhënë ato sqarime. Nuk ka vendim të Gjykatës as andej as këndej, por megjithatë është thirrur për t’i dhënë disa sqarime”.

Ai tha se nuk ka vendim që është i dyshuar.

“Jo, nuk ka vendim”.

“Absolutisht ne jemi mësuar me këto veprime, të cilat për çdo ditë janë bërë modë tek ne, në bazë të dëshmive dhe dëshmitarëve të mbrojtur, dëshmitari A, dëshmitari B, dhe as nuk mund ta identifikojnë z. Krasniqi  si person që ka qenë aty, as nuk e bëjnë përshkrimin si është z. Krasniqi, por për arsye se është përmendur emri i tij, hajde tash ta marrim për t’i dhënë disa sqarime”, ka thënë Avokati Syla.

 

(E Plotësuar: 14:oo)

Rreth orës 14:00, Jakup Krasniqi ka arritur në Prokurorinë Speciale, për t’u përgjigjur si i dyshuar për krime lufte në Kosovë.

Ekipi i lajmi.net nga terreni raporton se Krasniqi ka arritur në selinë e EULEX’it, i shoqëruar nga tri vetura zyrtare.

\"\"

 

Makinat nuk janë ndalur para selisë, por janë futur brenda, ndërkohë që Jakup Krasniqi ndodhej në veturën e tipit Toyota, e cila është vetura zyrtare e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Lajmi.net ka kontaktuar me EULEX për t’u prononcuar lidhur me intervistimin e Jakup krasniqit, por Zëdhënësi i këtij misioni, Blerim Krasniqi, ka thënë se Prokuroria Speciale nuk ka koment lidhur me këtë.

\"Veturat \"Veturat \"Veturat

 

 

Jakup Krasniqi në Prokurori, si i dyshuar për krime lufte

 

EULEX ka zgjeruar hetimet për krime lufte në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

Burime të lajmi.net pohojnë se Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, i cili ka qenë njëri nga anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së, gjatë ditës do të mund të merret në pyetje si i dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile, gjatë periudhës 1998-1999.

Siç pohohet, varësisht nga rezultatet e hetimeve, Jakup Krasniqi mund të përfshihet në aktakuzën që tashmë është ngritur për Sylejman Selimin, Ismet Haxhën, Nexhat Çubrelin dhe Shefki Hysenin.

Javë më parë, Gazetari i RTK’së, Milaim Zeka, pas bastisjes së kryer nga EULEX, ka zbuluar disa prej bisedave që i ka pasur me dëshmitarët e mbrojtur.

Duke e akuzuar EULEX’in se ka nxitur dëshmitarët të bëjnë deklarime kundër personave të caktuar, Zeka ka pohuar se për shkak të kësaj disa dëshmitarë \”kanë përdorur imagjinatën përtej çdo kufiri.\”

Në mesin e këtyre deklarimeve, sipas tij, ishte edhe rasti i një dëshmitari që rrëfen se kur i kanë dërguar në fshatin Likoc në Drenicë, Ish zëdhënësi i UÇK’së, Jakup Krasniqi, të burgosurave ua ka prerë flokët dhe me të njëjtat gërshërë i ka prerë edhe buzën.

 

\"Jakup

 

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, ndërkaq, në një prononcim për Gazetën \”Zëri\”,  ka thënë se kjo është e pavërtetë.

“Kjo është e pavërtetë dhe nuk qëndron. Ato nuk kanë qenë punë të mija ngase unë kam qenë vetëm zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sido që të jetë, unë jam në gjendje të përballem me çdo pretendim të kësaj natyre”, ka thënë Krasniqi.