Krasniqi: Tubimi i djeshëm i VV-së në Mitrovicë ishte autogol, 2:0 për opozitën
Njohësi i çështjeve politike në vend, Albert Krasniqi është deklaruar në lidhje me tubimet politike që kanë nisur të zhvillohen në vend. Krasniqi ka komentuar tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje të mbajtur dje në Mitrovicë. Ai tha se pas këtij tubimi, pushteti i dha autogol vetes dhe se rezultati është 2:0 për opozitën, transmeton lajmi.net. “Tubimi…
Lajme
Njohësi i çështjeve politike në vend, Albert Krasniqi është deklaruar në lidhje me tubimet politike që kanë nisur të zhvillohen në vend.
Krasniqi ka komentuar tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje të mbajtur dje në Mitrovicë.
Ai tha se pas këtij tubimi, pushteti i dha autogol vetes dhe se rezultati është 2:0 për opozitën, transmeton lajmi.net.
“Tubimi i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë tregoi se kjo parti, edhe pas përfundimit të një mandati të plotë dhe duke qenë e vetme në pushtet, ende nuk arrin të shkëputet nga retorika përçarëse dhe krahasimi me të kaluarën.” ka shkruar Krasniqi.
Postimi i plotë:
2:0 për opozitën pas autogolit të pushtetit
Tubimi i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë tregoi se kjo parti, edhe pas përfundimit të një mandati të plotë dhe duke qenë e vetme në pushtet, ende nuk arrin të shkëputet nga retorika përçarëse dhe krahasimi me të kaluarën. Në vend që të fokusohen te prezantimi i sukseseve dhe projekteve për të ardhmen, fushata vazhdon të mbetet e bazuar në narrativën “ne dhe ata”. Kësaj situate i shtohet edhe humbja e kontrollit gjatë fjalimit të kryetarit të partisë, e cila ngjall shqetësime për mënyrën e marrjes së vendimeve në situata të ndjeshme./Lajmi.net/