Krasniqi thotë se takimi përfundoi pa kompromis: Qëndrimet e Kurtit mbeten të njëjta, kryençësia e tij politike është prioritet i tij

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është deklaruar për media pas përfundimit të takimit të liderëve politik në vend. Ai ka thënë se edhe kë takim ka përfunduar pa një kompromis mes tyre pasi sipas tij qëndrimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit nuk kanë ndryshuar. “Sikur takimi të ishte për të përmbushur një detyrim formal…

Lajme

28/06/2025 19:04

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është deklaruar për media pas përfundimit të takimit të liderëve politik në vend.

Ai ka thënë se edhe kë takim ka përfunduar pa një kompromis mes tyre pasi sipas tij qëndrimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit nuk kanë ndryshuar.

“Sikur takimi të ishte për të përmbushur një detyrim formal e jo për të gjetur zgjidhje reale. Pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, situata ka ndryshuar, por Kurti jo. Qëndrimet e tij mbetën të njëjta,” u shpreh Krasniqi.

Ai ka thënë se ky takim është ftuar nga Kurti vetëm për të përmbushur një obligim.

“Ky takim që u ftua nga Kurti ndoshta për të aktruar përmbushjen e një obligimi, dhe përgjegjësinë e detyrimit për të gjetur konsensus rezultojë i pasuksesshmen. Situatat nuk është e njëjtë pas aktgjykimit Kurti është i njëjtë dhe qëndrimet e tij mbetën të njëjta. Mentaliteti imponues dhe kryeneçësia politike vazhdon të jetë për të më prioritete sesa gjetja e zgjidhjet dhe përfundimi i bllokadës.

Gjithashtu, Krasniqi ka thënë se është shqetësues intërpretimi i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nga Kurti,

“Është shqetësues fakti që Kurti me aq sa e pash në takim kishte interpretim të çuditshëm të aktgjykimit. Ai mendonte se s’ka asnjë problem as në propozimin arbitrar të votimit të fshehtë dhe as në mënyrën se si janë mbajtur seancat”, ka thënë Krasniqi. /Lajmi.net/