Krasniqi thotë se Kurti i frikësohet zgjedhjeve lokale: E pret me tmerr datën 12 tetor, sepse e di që këtë herë do ta plandosim edhe më rëndë

Pas mos konstituimit të Kuvendit edhe në tentativën e 41-të, kryetari i iPDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se do t’i drejtohen gjykatës Kushtetuese me një rast të ri të cilin presin që të kjo gjykatë ta trajtojë me urgjencë. Teksa foli rreth ngërçit politik, Krasniqi tha se Kurti po bënë tashmë deklarata me nervozizëm pasi…

Lajme

03/07/2025 12:16

Pas mos konstituimit të Kuvendit edhe në tentativën e 41-të, kryetari i iPDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se do t’i drejtohen gjykatës Kushtetuese me një rast të ri të cilin presin që të kjo gjykatë ta trajtojë me urgjencë.

Teksa foli rreth ngërçit politik, Krasniqi tha se Kurti po bënë tashmë deklarata me nervozizëm pasi po u frikësohet zgjedhjeve lokale.

“E pret me tmerr datën 12 tetor, sepse e di që këtë herë jo vetëm do ta mundim, por do ta plandosim edhe më rëndë se katër vite më parë. E tmerron fakti që më në fund, do t’i kemi në mesin tonë çlirimtarët – ata që i ka përjashtuar, përbuzur dhe përndjekur politikisht. Këto janë frikërat që po i shpërfaqen, ndoshta edhe pa vetëdije”, ka thënë Krasnqi.

Derisa u shpreh se kjo mund të jetë një arsye se pse Kurti duket më i dobët dhe më i pasigurt.

“Dhe kjo është arsyeja pse ai sot duket më i dobët dhe më i pasigurt se kurrë më parë”, tha Krasniqi. /Lajmi.net/