Krasniqi takon kryetarin e Kuvendit të RMV-së: Shpreha shqetësimin për arrestimin e veteranëve të UÇK-së
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është takuar sot me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin. Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në këtë takim ka shprehur shqetësimin për arrestimin e veteranëve të UÇK-së në Maqedoni të Veriut, e që sipas tij cenon raportet ndërshtetërore dhe siç njofton Krasniqi ka…
Lajme
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është takuar sot me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në këtë takim ka shprehur shqetësimin për arrestimin e veteranëve të UÇK-së në Maqedoni të Veriut, e që sipas tij cenon raportet ndërshtetërore dhe siç njofton Krasniqi ka kërkuar që faktori shqiptar atje të angazhohet fuqishëm për ndaljen e këtyre përndjekjeve.
“PDK mbetet e përkushtuar në ruajtjen e raporteve të mira dhe fqinjësore me Maqedoninë e Veriut, sidomos me spektrin politik shqiptar në bashkërendimin e politikave të përbashkëta në të mirë të fuqizimit të shqiptarëve në rajon. Kryetarit Gashi i urova punë të mbarë, që si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, të ndihmojë në realizimin e ambicieve dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë atje”, ka shkruar Krasniqi. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: