Krasniqi takon Këshillin Politik të PDK’së, diskutojnë për zhvillimet në Speciale: Kosova ndodhet në udhëkryq politik

Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka zhvilluar një takim me këshillin politik të PDK-së, të cilët i ka vlerësuar si “personalitete me përvojë të jashtëzakonshme”. Në takim ata kanë diskutuar për ‘‘udhëkryqin’’ ku ndodhet Kosova, dhe për sfidat e socio-ekonomike. ‘‘Në një periudhë kaq të ndjeshme për vendin, ndihemi më të sigurt…

Lajme

22/05/2025 13:14

Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka zhvilluar një takim me këshillin politik të PDK-së, të cilët i ka vlerësuar si “personalitete me përvojë të jashtëzakonshme”.

Në takim ata kanë diskutuar për ‘‘udhëkryqin’’ ku ndodhet Kosova, dhe për sfidat e socio-ekonomike.

‘‘Në një periudhë kaq të ndjeshme për vendin, ndihemi më të sigurt dhe më të vendosur kur kemi pranë një elitë të tillë politike – të gatshëm për të dhënë mendim, për të ndihmuar me përvojë dhe për të kontribuar me përgjegjësi për të ardhmen e Kosovës’’, ka shkruar ai mes tjerash.

Postimi:

Sot pata kënaqësinë të takoj Këshillin Politik të PDK-së – personalitete me përvojë të jashtëzakonshme, me kontribut të çmuar ndër vite dhe me dije të thellë për zhvillimet politike e shtetërore në vendin tonë.

Diskutuam hapur për udhëkryqin politik ku ndodhet Kosova sot, për sfidat e mëdha socio-ekonomike, për organizimin e brendshëm të partisë para zgjedhjeve lokale, por edhe për zhvillimet në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në një periudhë kaq të ndjeshme për vendin, ndihemi më të sigurt dhe më të vendosur kur kemi pranë një elitë të tillë politike – të gatshëm për të dhënë mendim, për të ndihmuar me përvojë dhe për të kontribuar me përgjegjësi për të ardhmen e Kosovës.

Mirënjohës për bashkëbisedimin dhe angazhimin e secilit prej tyre.