Krasniqi takohet me përfaqësues të shoqërisë civile: Kosova ka nevojë për institucione funksionale, jo për kryeneçësi politike
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka takuar sot përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile. Ai ka thënë se me ta kanë diskutuar për gjendjen aktuale politike në vend – veçanërisht për bllokadën institucionale që ka hyrë në ditën e 116-të, shkruan lajmi.net. Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo bllokadë institucionale ka…

Lajme
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka takuar sot përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.
Ai ka thënë se me ta kanë diskutuar për gjendjen aktuale politike në vend – veçanërisht për bllokadën institucionale që ka hyrë në ditën e 116-të, shkruan lajmi.net.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo bllokadë institucionale ka ardhur si pasojë e paaftësisë dhe mungesës së vullnetit të koalicionit që ka dalë i pari në zgjedhje për të mundësuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
“PDK e ka shprehur dhe e rithekson shqetësimin e thellë për këtë situatë, që po cenon funksionalitetin demokratik dhe po rrezikon seriozisht të ardhmen institucionale dhe ekonomike të vendit. PDK ka vepruar me përgjegjësi duke ofruar një zgjidhje reale dhe të zbatueshme për daljen nga kriza – përmes propozimit për ndërrimin e kandidates aktuale, si mundësi konkrete për konstituimin e Kuvendit dhe ecjen përpara drejt themelimit të Qeverisë së re, brenda afateve kushtetuese. Kosova ka nevojë për institucione funksionale, jo për kryeneçësi politike. Ka nevojë për stabilitet, jo për kriza. Dhe mbi të gjitha, ka nevojë për lidership që di të zgjedhë rrugën e shtetit, para interesave të ngushta partiake”, ka shkruar Krasniqi. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: