Krasniqi: Sot e gjithmonë e nderojmë veprën madhështore të Agim Ramadanit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përkujtuar sot heroin e kombit, Agim Ramadani, “Katana”, në 26-vjetorin e rënies së tij, duke vlerësuar lart kontributin, guximin dhe sakrificën e tij për lirinë e Kosovës. Krasniqi ka thënë se Agim Ramadani ishte simbol i trimërisë, urtësisë dhe vendosmërisë në luftën për çlirim. “Sot e…

Lajme

11/04/2025 16:39

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përkujtuar sot heroin e kombit, Agim Ramadani, “Katana”, në 26-vjetorin e rënies së tij, duke vlerësuar lart kontributin, guximin dhe sakrificën e tij për lirinë e Kosovës.

Krasniqi ka thënë se Agim Ramadani ishte simbol i trimërisë, urtësisë dhe vendosmërisë në luftën për çlirim.

“Sot e gjithmonë e nderojmë veprën madhështore të Agim Ramadanit – strategut të luftës, poetit të shpirtit të lirë dhe komandantit të paepur të UÇK-së. Ai ishte ndër shtyllat e luftës së lavdishme në Koshare, aty ku u thye përfundimisht kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë. Lavdia e tij është e përjetshme”, tha Krasniqi.