Krasniqi: Shteti po mbahet peng nga Vetëvendosje, kjo është e turpshme
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës dështoi sërish. Përpjekja e gjashtë e legjislaturës së nëntë të Kosovës nuk arriti të nxjerrë emrin e kryeparlamentarit të ri të këtij institucioni, transmeton lajmi.net. 57 vota për, 47 kundër dhe tre abstenime nuk mjaftuan që Haxhiu të jetë kryeparlamentarja e re e Kuvendit të Kosovës. Pas përfundimit të…

Lajme
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës dështoi sërish.
Përpjekja e gjashtë e legjislaturës së nëntë të Kosovës nuk arriti të nxjerrë emrin e kryeparlamentarit të ri të këtij institucioni, transmeton lajmi.net.
57 vota për, 47 kundër dhe tre abstenime nuk mjaftuan që Haxhiu të jetë kryeparlamentarja e re e Kuvendit të Kosovës.
Pas përfundimit të seancës për media foli, Memli Krasniqi. Krasniqi tha se Vetëvendosje po e mbanë peng shtetin.
“Kjo vërtetë është e turpshme, për teket e një kandidate, të një njeriu e të një partie të mbetet peng shteti. Ka mundësi edhe pasnesër të ndërrohet kandidati, sepse nuk imponohet kandidati kur nuk e ke shumicën parlamentare. Fakti që Albin Kurti nuk do mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës është duke e mbajtur peng shtetin dhe popullin tonë. Kjo vërtetë është e papranueshme”, tha Krasniqi.