Krasniqi: Shpend ke lënë shumë tym nga pas, largohu nga rruga e sundimtarëve
Kryetari i Këshillit të Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi ka reaguar pasi lajmit se kryetari i Prishtinës Shpend Ahdmeti, se ka qëndruar në një jaht në Budvë me Blerim Devollin.

Lajme
Sipas Krasniqit, Ahmeti është dashur të deklarohet më herët për veprimin e bërë, pasi sipas tij, tash ka lënë shumë tym pas, transmeton lajmi.net.
“Shpend, ketë që po e thoni tash, është dashur ta thonit në fillim. Tani ke lënë shumë tim pas! Ua ke qelë gojën kundërshtarëve të ndryshimit dhe përkrahësve të pushtetarëve satrap! Nuk ta kisha preferuar rrugën e sundimtarëve të tashëm! Në asnjë aspekt! Zgjedhja e veprimeve të më tejshme është në duart tuaja!”, shkruan Krasniqi në rrjetin e tij social Facebook. /Lajmi.net/