Krasniqi: Selimi di të ashpërsohet vetëm kur cenohet privatisht
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ka reaguar ndaj deklaratave të zv/ministrit të Jashtëm Petrit Selimi, i cili i quajti aktivistët e Vetëvendosjes “fashistë dhe kriminel”, pasi ata sot e sulmuan me vezë.

Lajme
Krasniqi thotë se Selimi asnjëherë nuk i ka quajtur “fashist apo kriminelë”, ata që kanë vrarë policin Enver Zymneri dhe Selber Haradinin.
“Petrit Selimi asnjëherë nuk i ka quajtur fashistë apo kriminelë ata që e vranë Enver Zymberin; asnjëherë nuk i ka quajtur fashistë kriminelët që kanë vrarë Selver Haradinin; asnjëherë nuk i quajti fashistë rojat e urës; asnjëherë nuk e quajti fashist mikun e tij të dashur Ivica Daçiq i cili Kosovën e quajti ISIS”.
“Por, i quajti fashistë aktivistët e Vetëvendosjes që po bëjnë aksione kundër ndarjes etnike dhe fashizmit të Serbisë”.
“Petrit Selimi, shefat dhe kolegët e tij, dijnë të ashpërsohen vetëm kur cënohen privatisht. Asnjëherë nuk kanë zell të tillë ashpërsie kur rrezikohet apo cënohet shoqëria dhe shteti ynë”, thotë Krasniqi, raporton lajmi.et.