Krasniqi: Rikthimi i një kandidature për kryetare të Kuvendit, që nuk është votuar në seancat e mëparshme bie ndesh me nevojën për ta konstituuar Kuvendin sa më parë
Albert Krasniqi nga Demokracia Plus, ka shkruar në lidhje me kandidaten e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, e që nuk u votua dy herë nga Kuvendi. Krasniqi, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se partia e parë ndonëse ka të drejtë ta propozoj kandidatin për kryetar të Kuvendit, nuk ka të…

Lajme
Albert Krasniqi nga Demokracia Plus, ka shkruar në lidhje me kandidaten e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, e që nuk u votua dy herë nga Kuvendi.
Krasniqi, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se partia e parë ndonëse ka të drejtë ta propozoj kandidatin për kryetar të Kuvendit, nuk ka të drejtë ta imponoj atë, sidomos kur nuk e ka shumicën parlamentare.
Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje duhet që të angazhohet në dialog me të gjitha grupet parlamentare për të identifikuar një kandidat që gëzon përkrahjen e nevojshme të shumicës së deputetëve, shkruan lajmi.net.
“Rikthimi i një kandidature që nuk ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme në seancat e mëparshme bie ndesh me nevojën për ta konstituuar Kuvendin sa më parë. Deputetët e partive të tjera kanë të drejtën e tyre kushtetuese dhe politike për të pranuar ose refuzuar kandidaturat e propozuara”, ka shkruar Krasniqi në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: