Krasniqi regjistrohet si deputet, ka një zotim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi është regjistruar si deputet në Kuvendin Kosovës.

Lajme

28/07/2017 11:03

Krasniqi i cili është në arrest shtëpiak për shkak se akuzohet për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës, ku së bashku më të janë të akuzuar dhe disa aktivistë të VV-së, ka thënë se mendjen e ka pasur tek ta.

Ai ka thënë se nuk do të ndalen se kërkuari drejtësi edhe për Astrit Deharin i cili ka vdekur në burgun e Prizrenit.

“U regjistrova në Kuvend, me mendjen tek Atdheu, Adea dhe Egzoni, të cilët bashkë me mua po mbahemi në arrest padrejtësisht tash e një vit”.

“Nuk do të ndalem së kërkuari drejtësi për Astritin”, ka shkruar Krasniqi./Lajmi.net/