Krasniqi: Qytetarët e Drenasit i thanë JO tanë aparatit shtetëror dhe Presidentit (Video)

Jakup Krasniqi nga Nisma për Kosovën ka thënë se partia e tij nuk ka vërejtje për procesin zgjedhor në Drenas.

Lajme

05/12/2016 21:42

Krasniqi duke komentuar zgjedhjet në Drenas ka thënë se në rend të parë ka fituar demokracia, ndërsa ka shtuar se, 55 për qind e njerëzve kanë votuar kundër subjektit qe ka udhëheqë aty qysh nga paslufta.

Krasniqi ju është kundërpërgjigjur zërave nga PDK, duke thënë se nëse ata e konsiderojnë fitore  humbjen e 10 mijë votave, atëherë kjo është çështje e tyre.

Këto deklarata Jakup Krasniqi i ka bërë në Rrokum Rroll të televizionit Rrokum.

YouTube player