Krasniqi: Propozimin e LDK-së e diskutojmë nesër në Kryesi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se nesër do ta diskutojnë propozimin e LDK-së. Për këtë ai bëri të ditur se do mbahet takim i kryesisë së partisë. ”Qëndrimet tona lidhur me situatën e krijuar janë të qarta dhe konsistente. Ne kemi theksuar vazhdimisht se vendi nuk mund të mbetet peng…

Lajme

06/05/2025 17:45

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se nesër do ta diskutojnë propozimin e LDK-së.

Për këtë ai bëri të ditur se do mbahet takim i kryesisë së partisë.

”Qëndrimet tona lidhur me situatën e krijuar janë të qarta dhe konsistente. Ne kemi theksuar vazhdimisht se vendi nuk mund të mbetet peng i interesave të ngushta politike dhe se bllokada institucionale është pasojë direkte e qasjes së papërgjegjshme dhe imponuese të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila po insiston me çdo kusht ta mbajë vendin në krizë”, tha Krasniqi për Klanin.

Sa i përket propozimit të LDK-së tha se janë të informuar dhe se nesër do të mblidhet kryesia e partisë.

“Sa i përket propozimit të LDK-së, jam i informuar tashmë. Gjithsesi, vendimet e rëndësishme ne i marrim në organet e partisë, andaj nesër, në mbledhjen e rregullt të Kryesisë do të diskutojmë për të gjitha zhvillimet politike dhe për hapat e mëtejshëm”, u shpreh ai./Lajmi.net/