Krasniqi për diskutimin e Hasanit me Haxhiun: Asnjë milimetër askush i PDK-së nuk lëviz

Derisa kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi po deklarohej para mediave pas dështimit të 18-të me radhë të seancës konstituive, jashtë kuvendit deputeti i partisë së tij, Nait Hasani dhe Albulena Haxhiu e Vetëvendosjes patën një diskutim mjaftë të gjatë. E në lidhje me këtë, Krasniqi u pyet nga mediat se a ka të bëjë kjo…

Lajme

19/05/2025 11:30

Derisa kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi po deklarohej para mediave pas dështimit të 18-të me radhë të seancës konstituive, jashtë kuvendit deputeti i partisë së tij, Nait Hasani dhe Albulena Haxhiu e Vetëvendosjes patën një diskutim mjaftë të gjatë.

E në lidhje me këtë, Krasniqi u pyet nga mediat se a ka të bëjë kjo me ndonjë ndryshim të mundshëm të qëndrimit të PDK-së.

E në lidhje me këtë, Krasniqi tha se me gjithë respektin që ka “kjo pyetje është e kot”.

“Besoj se asnjë deputet i PDK-së asnjë milimetër nuk lëviz nga qëndrimet që kemi pasur. Nuk jemi armiq na këtu. Më vjen keq që partia e parë që po tenton të krijojë një përçarje e ndarje, por në aspektin personal askush nga PDK s’ka raporte armiqësore me askënd. Ne këtu përfaqësojmë qëndrimet tona politike e bindje tona. E kam bërë të qartë që nuk ka të bëjë vetëm me zonjën Haxhiu si individ, por me krejt anëtarët e qeverisë së tij sepse shohim se janë përgjegjës për dështimin dhe degradimin e shtetit për këto katër vite”, deklaroi ai, transmeton lajmi.net.

Krasniqi tha se PDK s’ka votë për asnjë ministër e zv/ministër të Kurtit për kryekuvendar.

“Ne s’kemi votë për ministrat e zv/ministrat. Por s’do të thotë se s’kemi pse komunikojmë dhe madje do të ishte mesazh i keq që të mos kemi komunikim”./Lajmi.net/