Krasniqi për dënimin e Mustafës: Është dënim i rëndë, UÇK-ja do të mbetët krenaria jonë kombëtare

Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar në lidhje me dënimin ndaj Salih Mustafës, nga Gjykata Speciale. Krasniqi në Facebook ka thënë se, Ushtria Çlirimtare e Kosovës është dhe do të mbetet gjithmonë krenaria jonë kombëtare, shkruan lajmi.net. Tutje, ai ka shtuar se, dënimi i sotëm Salih Mustafës, është dënim i rëndë…

Lajme

16/12/2022 14:01

Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar në lidhje me dënimin ndaj Salih Mustafës, nga Gjykata Speciale.

Krasniqi në Facebook ka thënë se, Ushtria Çlirimtare e Kosovës është dhe do të mbetet gjithmonë krenaria jonë kombëtare, shkruan lajmi.net.

Tutje, ai ka shtuar se, dënimi i sotëm Salih Mustafës, është dënim i rëndë që nxitë indinjatë tek secili shqiptar.

Postimi i plotë:

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë, e pashmangshme dhe e domosdoshme”. Këto fjalë të Salih Mustafës – Calit para trupit gjykues janë fjalët e secilit prej nesh që kemi përjetuar pushtimin e egër të Serbisë. Janë realiteti i historisë së Kosovës, të cilën asnjë përpjekje nuk mund ta ndryshoj e ta rishkruaj.

Mbi një shekull pushtim, dhunë, agresion e mohim i çdo të drejte njerëzore, të përjetuara nga dhjetëra breza të popullit tonë, që kulmuan me gjenocidin e viteve 1998-1999, kanë qenë çmimi i lirisë që e kemi sot.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës është dhe do të mbetet gjithmonë krenaria jonë kombëtare.

Pjesë qendrore e kësaj historie krenare, të cilën nuk mund ta ndryshojë asnjëherë askush, janë çlirimtarët që po mbahen në Gjykatën Speciale pa të drejtë.

Dënimi i sotëm Salih Mustafës, i tillë si u kumtua, është dënim i rëndë që nxitë indinjatë tek secili shqiptar. Ky vendim i sotëm, shpresojmë se do të korrigjohet në shkallën e dytë, për të dëshmuar seriozitetin dhe paanshmërinë e Gjykatës. Drejtësisë i kemi besuar gjithmonë dhe drejtësia, pashmangshëm, herëdokur, duhet dhe do ta gjejë rrugën e vet të vërtetë. /Lajmi.net/