Krasniqi për audio-incizimin e Ramiz Lladrovcit: Shokues, i takon organeve të rendit të hetojnë në mënyrë urgjente këtë situatë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi para mediave në Kuvend ka folur në lidhje me audio-incizmin ku ishte i përfshirë kryetari aktual i Drenasit dhe kandidati i pavarur, Ramiz Lladrovci, i cili dëgjohej duke folur për prona publike e mbindërtime me disa persona të tjerë. Krasniqi e ka quajtur shokues këtë audio-incizim, shkruan lajmi.net. “Unë besoj…

Lajme

10/10/2025 12:28

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi para mediave në Kuvend ka folur në lidhje me audio-incizmin ku ishte i përfshirë kryetari aktual i Drenasit dhe kandidati i pavarur, Ramiz Lladrovci, i cili dëgjohej duke folur për prona publike e mbindërtime me disa persona të tjerë.

Krasniqi e ka quajtur shokues këtë audio-incizim, shkruan lajmi.net.

“Unë besoj që s’ka mbetur njeri në Kosovë, së paku në Drenas pa e dëgjuar atë incizim, i cili ka qenë shokues, besoj për të gjithë. Përkundër deklarimeve të palëve të ndryshme, i takon gjithsesi organeve të rendit, që të merren dhe ta hetojnë këtë situatë në mënyrë urgjente, sepse ka qenë vërtetë shumë problematike me e dëgju ato fjalë që janë dëgjuar për prona publike të cilat janë të qytetarëve të komunës së Drenasit.”, tha Krasniqi./lajmi.net/