Krasniqi: PDK-ja duhet të jetë e bashkuar, uniteti ynë është forcë për krerët e UÇK-së në Hagë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi tha se PDK është e vetmja parti në rritje dhe me potencial të vërtetë për të sjellë ndryshimin që i duhet vendit. Ai u shpreh se kjo parti, më shumë se kurrë duhet të jetë e bashkuar, sepse siç u shpreh, uniteti i tyre është forcë për…

Lajme
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi tha se PDK është e vetmja parti në rritje dhe me potencial të vërtetë për të sjellë ndryshimin që i duhet vendit.
Ai u shpreh se kjo parti, më shumë se kurrë duhet të jetë e bashkuar, sepse siç u shpreh, uniteti i tyre është forcë për krerët e UÇK-së në Hagë.
“PDK dhe kryetari i saj, Memli Krasniqi, kanë sjellë një frymë të re dhe energji të reja në parti. Sot, PDK është e vetmja parti në rritje dhe me potencial të vërtetë për të sjellë ndryshimin që i duhet vendit”.
“Sot, më shumë se kurrë, PDK duhet të jetë e bashkuar. Uniteti ynë është forcë për krerët e UÇK-së në Hagë dhe rruga e vetme për fuqizimin e partisë sonë. Vetëm të bashkuar mund të marrim përgjegjësinë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë”.
“Çdo mungesë uniteti në këtë kohë, kur shteti është marrë peng për interesa personale të një individi, nuk e dëmton vetëm PDK-në, por e dëmton vetë shtetin e Kosovës”, ka shkruar tutje Krasniqi.