Krasniqi pas zgjedhjes së kryeparlamentarit: Pas pesë muaj bllokade nga VV, më në fund u rikthyem te rendi kushtetues
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas zgjedhjes së Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se kjo erdhi vetëm pas tërheqjes së VV-së nga kandidimi i anëtarëve të Qeverisë Kurti dhe rikthimit në binarët kushtetues. “Pas gati pesë muajve bllokadë nga Lëvizja…

Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas zgjedhjes së Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se kjo erdhi vetëm pas tërheqjes së VV-së nga kandidimi i anëtarëve të Qeverisë Kurti dhe rikthimit në binarët kushtetues.
“Pas gati pesë muajve bllokadë nga Lëvizja Vetëvendosje, me rikthimin te rendi kushtetues dhe tërheqja nga propozimi i anëtarëve të Qeverisë Kurti – ashtu siç kemi thënë nga fillimi – sot, larg nga e dëshiruara, u zgjodh kryetari i Kuvendit,” shkroi Krasniqi, raporton lajmi.net
Kryetari i PDK-së përsëriti qëndrimin e partisë së tij, e cila kishte deklaruar qartë se do të votonte vetëm kandidatë që nuk janë pjesë e ekzekutivit, në përputhje me parimin e ndarjes së pushteteve.
Zgjedhja e Dimal Bashës si kryeparlamentar u bë sot me 73 vota për, duke i dhënë fund ngërçit institucional që kishte lënë Kuvendin të pazgjedhur për muaj me radhë pas zgjedhjeve të fundit./Lajmi.net/