Krasniqi pas takimit me Prattipati: Vonesat po krijojnë pasiguri, institucionet duhet të themelohen sa më parë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim Anu Prattipati, të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. Në njoftimin e bërë publik pas takimit, Krasniqi theksoi rëndësinë e themelimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja pas zgjedhjeve, duke paralajmëruar se…

Lajme

05/08/2025 13:55

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim Anu Prattipati, të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Në njoftimin e bërë publik pas takimit, Krasniqi theksoi rëndësinë e themelimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja pas zgjedhjeve, duke paralajmëruar se vonesat në këtë proces po krijojnë pasiguri dhe po dëmtojnë funksionimin normal të shtetit, transmeton lajmi.net

“Në frymën e diskutimit për zhvillimet aktuale, theksova nevojën që institucionet e reja të themelohen sa më parë, sepse vonesat po krijojnë pasiguri dhe po dëmtojnë funksionimin normal të shtetit”, shkroi ai.

Kreu i PDK-së theksoi se partia që ai drejton do të vazhdojë të veprojë me përgjegjësi në interes të qytetarëve dhe stabilitetit institucional, duke rikonfirmuar përkushtimin e saj për një partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët perëndimorë.

Postimi i plotë: 

Si gjithmonë, ishte kënaqësi të mirëpres në takim znj. Anu Prattipati, të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë.
Në frymën e diskutimit për zhvillimit aktuale, theksova nevojën që institucionet e reja të themelohen sa më parë, sepse vonesat po krijojnë pasiguri dhe po dëmtojnë funksionimin normal të shtetit.
PDK do të vazhdojë të veprojë me përgjegjësi, në interes të qytetarëve, për stabilitet institucional dhe mbetet e përkushtuar për partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë perëndimorë./lajmi.net/