Krasniqi pas propozimit të VV-së për buxhet: Të njëjtët njerëz në çdo hallkë, pa kontroll – Pa përgjegjësi
Albert Krasniqi nga Demokraci Plus ka reaguar lidhur me seancën e thirrur nga LVV dhe vendimet për të cilat po kërkojnë edhe përkrahjen e partive të tjera për t’i miratuar. Krasniqi ka thënë se me shumë gjasë, LVV ka menduar të propozojë Muratin për Komisionin për Buxhet dhe Albin Kurtin për Komision Evropian si shpërblim…
Lajme
Albert Krasniqi nga Demokraci Plus ka reaguar lidhur me seancën e thirrur nga LVV dhe vendimet për të cilat po kërkojnë edhe përkrahjen e partive të tjera për t’i miratuar.
Krasniqi ka thënë se me shumë gjasë, LVV ka menduar të propozojë Muratin për Komisionin për Buxhet dhe Albin Kurtin për Komision Evropian si shpërblim për sanksionet e BE-së.
Tutje ai ka shkruar se logjika e LVV-së është logjikë e pushtetit absolut, ku në qeveri propozojnë buxhetin, në komisione e shqyrtojnë dhe ne Kuvend e votojnë.
Postimi i plotë:
Kjo është logjika e pushtetit absolut: në Qeveri e propozojnë buxhetin, në komisione e shqyrtojnë, në Kuvend e votojnë. Të njëjtët njerëz në çdo hallkë. Pa kontroll, pa balancë, pa përgjegjësi.
Pastaj, për fushatë zgjedhore, propozojnë pagën e 13-të, ndërkohë që nuk mund t’i sigurojnë as pagën e parë të vitit të ardhshëm. Dhe në fund, pa asnjë hezitim, i dalin përpara qytetarit që e lanë pa pagë dhe i kërkojnë votën sikur s’ka ndodhur asgjë.