Krasniqi: Nuk po bie komisioni për votim të fshehtë, po bie Albulena Haxhiu, Vetëvendosje e Kurti – Ajo nuk do t’i merr asnjëherë 61 vota
Sot, ka dështuar edhe seanca e 16-të konstituive e Kuvendit të Kosovës, e të cilën kreu i PDK-së, Memli Krasniqi e ka quajtur “episodi i 16 i një seriali të turpshëm,”. Ai pas dështimit të seancës, ka thënë se kjo është e tepërt dhe ka ftuar Kurtin ta ndërroj kandidaten sepse nuk do t’i merr…

Lajme
Sot, ka dështuar edhe seanca e 16-të konstituive e Kuvendit të Kosovës, e të cilën kreu i PDK-së, Memli Krasniqi e ka quajtur “episodi i 16 i një seriali të turpshëm,”.
Ai pas dështimit të seancës, ka thënë se kjo është e tepërt dhe ka ftuar Kurtin ta ndërroj kandidaten sepse nuk do t’i merr asnjëherë 61 vota, sa i duhen për t’u bërë kryekuvendare.
“Është e pakuptueshme se si do të jetë, kush do kandidat më i rëndësishëm se një milion qytetarë që kanë votu në zgjedhjet e 9 shkurtit. Kjo është e pashembullt, s’ka ndodh asnjëherë dhe unë uroj të mos ndodh kurrë e të zhbllokohemi nga kjo situatë sa më shpejtë”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka thënë se sot në këtë votim është votuar Kurti e Haxhiu e jo komisioni për votimin e fshehtë.
“Unë besoj që askush nuk duhet të bij në një manipulim apo propagandë të tillë, nuk po bjen komisioni po bjen Albulena Haxhiu, po bjen Vetëvendosje, po bjen Albin Kurti. Sot 55 vota i ka marr Albin Kurti, nuk i ka marrë komisioni, ata munden me e quajt si të duan po këto janë votat për Albin Kurtin dhe ne nuk kemi vota as nuk do të kemi për Kurtin e Albulena Haxhiun”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka thënë se bllokimi i Kuvendit të Kosovës, po i shkakton Republikës së Kosovës shumë problematika.
“Ju e patë këto ditë, ne humbëm përsëri shancën të jemi anëtarë të Këshillit të Evropës për shkak të kësaj bllokade, sepse sikur të kishim Kuvend dhe Qeveri deri tash, do të mund të ishtë ndryshe. Kosova ka mund ta realizoj një aspiratë të jashtëzakonshme, anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Përtej kësaj, ne ende kemi sanksione nga Be, nuk kemi kurrfarë komunikimi me SHBa-të, kemi rritje të çmimit të energjisë. Kemi një rrezikim të jashtëzakonshëm të bizneseve të mëdha që do të jenë në tregun e lirë të çmimit të energjisë, dhe ne nuk mund të bëjmë asgjë në Kuvend as për ta thirr ZRrE-në këtu, as për ta inicu shkarkimin e bordit të ZRrE-së, sepse LVV po na e mban Kuvendin e bllokuar”, ka thënë Krasniqi. /Lajmi.net/