Krasniqi nga tubimi përmbyllës i PDK-së: Bedri Hamza është gati për ta bërë Kosovën “Më Mirë”
Partia Demokratike e Kosovës po mban tubimin përmbyllës në sheshin “Zahir Pajaziti”. Tubimin e hapi me këngën “Mora fjalë”, Shkurte Fejza, për të vazhduar me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili falënderoi të gjithë përkrahësit që janë mbledhur si dhe përcolli përshëndetje për ish-luftëtarët e UÇK-së në Hagë. “Faleminderit për përkushtimin…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/Capture-184.jpg)
Lajme
Partia Demokratike e Kosovës po mban tubimin përmbyllës në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Tubimin e hapi me këngën “Mora fjalë”, Shkurte Fejza, për të vazhduar me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili falënderoi të gjithë përkrahësit që janë mbledhur si dhe përcolli përshëndetje për ish-luftëtarët e UÇK-së në Hagë.
“Faleminderit për përkushtimin dhe besimin tuaj, faleminderit, faleminderit shumë. Që në fillim nga ky shesh i mbushur me shpresën e mijëra qytetarëve, ia përcjellim përshëndetjet dhe nderimet e përzemërta tona, presidentit Hashim Thaqi, kryetarit Kadri Veseli, kryetarit Jakup Krasniqi, deputetit Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarëve të tyre”, tha Krasniqi.
Mes duartrokitjeve dhe brohoritjeve “UÇK, UÇK”, Krasniqi foli edhe për programin e PDK-së, duke shtuar se Hamza është gati për ta bërë Kosovën “Më Mirë”.
“Bedriu është familjar i ndershëm, profesionist me integritet dhe lider që e mban fjalën. E ka dëshmuar kompetencën e tij në të kaluarën dhe po e dëshmon edhe sot. Bedri Hamza i ngriti pagat e pensionet në të kalurën, e forcoi ekonominë tonë, gjithmonë i realizoi premtime e tij, dhe nga e hëna, Bedri Hamza do ta bëj Kosovën më mirë”, tha tutje Krasniqi, transmeton Klankosova.tv