Krasniqi: Ne jemi këtu për Kosovën – Ky koalicion nuk i ka numrat, pikë
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pas dështimit të seancës së 9-të për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Krasniqi tha se VV nuk i ka numërat për formimin e Qeverisë dhe se PDK nuk fshihet mbrapa asgjëje dhe është gjithmonë e gatshme t’ua thotë në sy – secilit. Ai tutje shtoi se…

Lajme
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pas dështimit të seancës së 9-të për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Krasniqi tha se VV nuk i ka numërat për formimin e Qeverisë dhe se PDK nuk fshihet mbrapa asgjëje dhe është gjithmonë e gatshme t’ua thotë në sy – secilit.
Ai tutje shtoi se PDK është për Kosovën dhe se kurrë nuk do të heshtin.
Postimi i plotë:
Ne jemi këtu për Kosovën. Dhe për Kosovën, ulemi gjithmonë. Por kurrë s’do të heshtim.
Jo përballë bllokadës. As përballë paaftësisë. E as për mungesën e vullnetit për zgjidhje.
Perdet ranë. Dhe me to, edhe një tjetër tentativë për viktimizim. Sheshit po shihen bllokuesit. Po zbulohen edhe taktizuesit me fatin e qytetarëve.
Por, skemat s’prodhojnë shumicë, vetëm të vërtetën. Ky koalicion nuk i ka numrat – pikë.
PDK nuk fshihet mbrapa asgjëje dhe është gjithmonë e gatshme t’ua thotë në sy – secilit – qëndrimet dhe pozicionet e saj. Imponimet tek ne nuk kalojnë.
Mirë se vini në DEMOKRACI. PDK është dhe do të jetë gjithmonë këtu – duke respektuar besimin dhe mandatin e qytetarëve. Për Kosovën. Për të ardhmen!