Krasniqi në inagurimin e memorialit të daljes së parë publike të UÇK-së: Qoftë ky nëntori i fundit të cilin e festojmë pa çlirimtarët tanë
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se kanë inauguruar memorialin e daljes së parë publike të UÇK-së, duke uruar që ky të jetë nëntori i fundit pa çlirimtarët që po mbahen në Hagë. Krasniqi thotë se inaugurimi u bë në datën më të rëndësishme për shqiptarët. “Sot, në datën më të rëndësishme për kombin…
Lajme
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se kanë inauguruar memorialin e daljes së parë publike të UÇK-së, duke uruar që ky të jetë nëntori i fundit pa çlirimtarët që po mbahen në Hagë.
Krasniqi thotë se inaugurimi u bë në datën më të rëndësishme për shqiptarët.
“Sot, në datën më të rëndësishme për kombin shqiptar, 28 Nëntorin, në Drenicë inauguruam memorialin e daljes së parë publike të UÇK-së. Bëmë homazhe edhe në Prekaz e Marinë. Kjo datë, vjen e bashkon dhe frymëzon shqiptarët ndër shekuj, që nga viti 1443 me Skenderbeun në Krujë, 1912 me Ismail Qemalin e Isa Boletinin në Vlorë, e deri më 1997 në Llaushë, në daljen e parë publike të UÇK-së”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Krasniqi ka uruar që ky të jetë nëntori i fundit i cili festohet pa çlirimtarët, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe shokët e tyre
“Si e tillë, përtej peshës historike, ajo rishfaqet çdo vit, çdo ditë, si busullë e cila mban në kursin e duhur aspiratat dhe ëndrrat e shqiptarëve gjithandej globit, për zhvillim, unitet e integrim.
Qoftë ky nëntori i fundit të cilin e festojmë pa çlirimtarët tanë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe shokët e tyre.” ka shkruar Krasniqi./Lajmi.net/