Krasniqi në Hagë: Presidenti Thaçi asnjë ankesë e shenjë hidhërimi – edhe pse padrejtësisht i mohohet e drejta për të parë babanë e tij

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka vizituar sot në Hage ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi i cili po gjykohet në Hagë. Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Haga është një front ku liria tash e pesë vjet po mbrohet ndryshe – me qëndresë dhe dinjitet. Ai ka thënë se presidenti Thaçi…

Lajme

09/03/2025 16:21

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka vizituar sot në Hage ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi i cili po gjykohet në Hagë.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Haga është një front ku liria tash e pesë vjet po mbrohet ndryshe – me qëndresë dhe dinjitet.

Ai ka thënë se presidenti Thaçi po vazhdon si gjithmonë të jetë i qetë dhe i palëkundur, shkruan lajmi.net.

“E di se e vërteta nuk mund të burgoset përgjithmonë. Me të njëjtën energji dhe optimizëm, foli për Kosovën, për rrugën tonë dhe për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë – e cila gjithmonë kërkon sakrificë dhe angazhim të pandalshëm. Asnjë ankesë, asnjë shenjë hidhërimi – edhe pse padrejtësisht i mohohet e drejta për të parë babanë e tij të sëmurë. Vetëm një besim i palëkundur se drejtësia, sado e vonuar, do të triumfojë. Dhe kur nata të kalojë e hija e padrejtësisë të shembet – me dritën e së vërtetës dhe të lirisë – Dielli do të lindë përsëri!”, ka shkruar Krasniqi. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë në Facebook: