Krasniqi: Miliona euro shpërndahen për vota, ndërsa fëmijëve u mungon kujdesi bazë shëndetësor

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka kritikuar prioritetet e institucioneve, duke thënë se miliona euro po shpërndahen në prag të zgjedhjeve, ndërsa mungojnë kushtet bazë për trajtimin shëndetësor të fëmijëve. Sipas tij, shëndeti i fëmijëve duhet të jetë një nga prioritetet kryesore të çdo shoqërie. “Miliona euro shpërndahen lart e poshtë në prag të zgjedhjeve…

Lajme

13/07/2026 19:53

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka kritikuar prioritetet e institucioneve, duke thënë se miliona euro po shpërndahen në prag të zgjedhjeve, ndërsa mungojnë kushtet bazë për trajtimin shëndetësor të fëmijëve.

Sipas tij, shëndeti i fëmijëve duhet të jetë një nga prioritetet kryesore të çdo shoqërie.

“Miliona euro shpërndahen lart e poshtë në prag të zgjedhjeve për të blerë vota, ndërsa nuk sigurohen as kushtet minimale për trajtimin shëndetësor të fëmijëve – një nevojë që askush nuk e zgjedh, por që mund t’i prekë të gjithë”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai ka thënë se dështimi për të garantuar kujdesin e nevojshëm shëndetësor për fëmijët përbën një nga problemet më të mëdha shoqërore.

“Nuk ka dështim më të madh për një shoqëri sesa paaftësia për t’u kujdesur për shëndetin e fëmijëve të saj. Çdo prioritet tjetër humbet kuptimin kur fëmijët mbeten pa kujdesin bazë që u takon”, ka përfunduar Krasniqi. /Lajmi.net/