Krasniqi merr pjesë në Kongresin e ALDES: Ne po e përkthejmë parimin e lirisë në veprime konkrete në politikë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka marrë pjesë në Kongresin e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës në Lisbonë të Portugalisë. Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kanë zgjedhur edhe kryetaren e re dhe gjashtë nënkryetarë të ALDES-s, për mandatin e ardhshëm. “Jam shumë i lumtur që në këtë periudhë ALDE-n…

Lajme

07/10/2024 17:17

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka marrë pjesë në Kongresin e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës në Lisbonë të Portugalisë.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kanë zgjedhur edhe kryetaren e re dhe gjashtë nënkryetarë të ALDES-s, për mandatin e ardhshëm.

“Jam shumë i lumtur që në këtë periudhë ALDE-n do ta drejtoj mikja ime, e PDK-së dhe e Kosovës, eurodeputetja gjermane Svenja Hahn. Si rëndom, edhe ky Kongres, ishte një mundësi e mirë për të takuar liderë dhe përfaqësues të shumtë politikë nga shtete të BE-së dhe më gjërë, me të cilët diskutuam për të thelluar bashkëpunimin tonë. Së bashku me partitë anëtare të ALDE-s në tërë kontinentin evropian, ne po e përkthejmë parimin e lirisë në veprime konkrete në politikë, ekonomi dhe në të gjitha fushat e tjera të shoqërive tona – në funksion të ndërtimit të një të ardhmeje më të mirë për të gjithë”, ka shkruar Krasniqi. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë: