Krasniqi: Me Çlirimtarët – për drejtësi, liri dhe mbrojtjen e historisë së Kosovës

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka ftuar qytetarët të mblidhen nesër, më 7 gusht, në ora 17:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të marrë pjesë në një protestë që, sipas tij, nuk është vetëm një reagim, por një akt ndërgjegjeje kombëtare. Në postimin e tij, Krasniqi ka theksuar se kjo protestë është një mundësi…

Lajme

06/08/2025 16:36

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka ftuar qytetarët të mblidhen nesër, më 7 gusht, në ora 17:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të marrë pjesë në një protestë që, sipas tij, nuk është vetëm një reagim, por një akt ndërgjegjeje kombëtare.

Në postimin e tij, Krasniqi ka theksuar se kjo protestë është një mundësi për të shprehur qëndrimin e fortë kundër çdo tentimi për të rishkruar padrejtësisht historinë e luftës për liri dhe për të kthyer drejtësinë në padrejtësi, raporton lajmi.net

Ai ka ftuar të gjithë ata që besojnë në vlerat e lirisë dhe drejtësisë të bashkohen për të mbrojtur trashëgiminë kombëtare dhe për të treguar solidaritet me ata që luftuan për çlirimin e Kosovës.

“Le të jehojë zëri i secilit që nuk pranon që lufta për liri të njolloset, që historia jonë të rishkruhet padrejtësisht, e që drejtësia të kthehet në padrejtësi”, ka shkruar Krasniqi, duke nënvizuar se kjo është një protestë për drejtësi dhe për të mbrojtur pasurinë e rëndësishme të kombit – lirinë e Kosovës.

Postimi i plotë i Krasniqit:

“Nesër, më 7 gusht, në ora 17:00, mblidhemi të gjithë në sheshin “Skënderbeu” – në një protestë që nuk është thjesht reagim, por një akt ndërgjegjeje kombëtare. Le të jehojë zëri i secilit që nuk pranon që lufta për liri të njolloset, që historia jonë të rishkruhet padrejtësisht, e që drejtësia të kthehet në padrejtësi. Me çlirimtarët. Për drejtësi. Për Kosovën”./Lajmi.net/