Krasniqi: Limaj është linçuar pas zgjedhjeve, situatën e numrave e lexoi drejt
Deputetja e Nismës, Arbëreshë Krasniqi, ka komentuar akuzat që i janë bërë kryetarit të kësaj partie, Fatmir Limaj, pas zgjedhjeve duke e quajtur edhe si “tradhtar”. Krasniqi tha se Limaj është linçuar në katër muajt pas zgjedhjeve që nga intervista e parë e tij, duke thënë se koha ka treguar që ai ka pasur të…

Lajme
Deputetja e Nismës, Arbëreshë Krasniqi, ka komentuar akuzat që i janë bërë kryetarit të kësaj partie, Fatmir Limaj, pas zgjedhjeve duke e quajtur edhe si “tradhtar”.
Krasniqi tha se Limaj është linçuar në katër muajt pas zgjedhjeve që nga intervista e parë e tij, duke thënë se koha ka treguar që ai ka pasur të drejtë në atë që e ka thënë, se vendit i nevojiten koalicione.
“Kushdo që përdor terminologji si “tradhti”, që në këtë pjesë është lincuar Limaj qe pothuajse katër muaj që nga intervista e tij e parë pas zgjedhjeve, mendoj që e kanë gabim”.
“Koha ka treguar që Limaj ka pasur të drejtë në atë që e ka thënë sepse është një prej liderëve politikë që ka zhvilluar koalicione, ka krijuar marrëveshje, iu ka dhënë zgjidhje situatave të caktuara në Kosovë”.
“Dhe është normale që një lider i tillë ta shoh përbërjen e numrave në kuvend dhe këtë përbërje Limaj e ka pa me shpalljen e rezultateve në KQZ dhe ka thënë se duhet ulur në tavolinë”, tha Krasniqi në KlanKosova.
Tutje, ajo u shpreh se Limaj është një prej personaliteteve që ka dhënë shumë në shtet-ndërtimin e Kosovës dhe sipas saj, është një prej personaliteteve politike që është konsistent në të gjitha qëndrimet.