Krasniqi: LDK e treta me mbi 13%, partia duhet të rishikojë identitetin e saj politik

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk arriti ta marrë rezultatin që kishte pritur. LDK u rendit e treta duke marrë mbi 13% e votave. Albert Krasniqi tha se ky subjekt politik duhet ta mendojë seriozisht një ri konceptim të identitetit të vet. Krasniqi dha edhe arsyet se pse duhet…

Lajme

05/01/2026 19:36

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk arriti ta marrë rezultatin që kishte pritur.

LDK u rendit e treta duke marrë mbi 13% e votave.

Albert Krasniqi tha se ky subjekt politik duhet ta mendojë seriozisht një ri konceptim të identitetit të vet.

Krasniqi dha edhe arsyet se pse duhet të ndodh kjo.

“LDK-së nëse ia shohim elektoratin dhe si është formuar, është një lëvizje qytetare, nuk është parti politike klasike ashtu siç është PDK edhe Lëvizja Vetëvendosje dhe elektorati i saj lëviz kudo që e sheh se është në interes të vendit dhe e shihni se kur bie LDK rritet Vetëvendosje”, deklaroi ai në Klan Kosova.