Krasniqi-Lajçakut: BE ka ndryshuar qëndrim për hapjen e Urës së Ibrit, nga “ura duhet të hapet pa vonesa” në “duhet më shumë dialog”
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka reaguar pas deklaratës së emisarit të Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, i cili ka thënë se BE nuk ka ndryshuar qëndrim në lidhje me hapjen e Urës së Ibrit. Ai përmes një postimi në rrjetin social “X”, ka shkruar se është e…

Lajme
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka reaguar pas deklaratës së emisarit të Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, i cili ka thënë se BE nuk ka ndryshuar qëndrim në lidhje me hapjen e Urës së Ibrit.
Ai përmes një postimi në rrjetin social “X”, ka shkruar se është e qartë ndryshimi i qëndrimit të BE-së në lidhje me këtë çështje.
“I dashur Miroslav Lajcak, BE-ja vetëm së fundi ka thënë se çështja e urës së Mitrovicës duhet të diskutohet në Dialog. Më parë, ajo kishte deklaruar vazhdimisht se “ura duhet të hapet për qarkullimin e automjeteve pa vonesa apo pengesa të mëtejshme”, sipas KR-ve midis ’18-’22. Është e qartë se ka një ndryshim në qëndrimin e BE-së për të njëjtën çështje. Kështu, është e drejtë t’u thuash njerëzve, pse ndryshoi qëndrimi)? Çfarë ka ndryshuar nga viti 2023 në 2022 që BE të kalojë nga ‘hapja e urës pa vonesa të mëtejshme’ në ‘duhet më shumë bisedime’?”, ka shkruar Krasniqi në X.
Dear @MiroslavLajcak, the EU has only recently said that the issue of the Mitrovica bridge must be discussed in the Dialogue. Before, it had stated repeatedly that “the bridge should be opened to vehicle traffic without further delays or obstruction”, as per CRs between ’18-’22.
— elbertkrasniqi (@elbertkrasniqi) August 15, 2024