Krasniqi: Ky përvjetor i çlirimit të Kosovës të jetë i fundit që e shënojmë pa ish-krerët e UÇK-së

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar Ditën e Çlirimit të Kosovës nga Prekazi, aty ku me anëtarë të tjerë të PDK-së kanë bërë homazhe, nga ku thotë se “i ka rrënjët liria” . Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se UÇK-ja ishte më shumë sesa një ushtri, ishte mishërimi i aspiratës shekullore…

12/06/2025 12:09

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar Ditën e Çlirimit të Kosovës nga Prekazi, aty ku me anëtarë të tjerë të PDK-së kanë bërë homazhe, nga ku thotë se “i ka rrënjët liria” .

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se UÇK-ja ishte më shumë sesa një ushtri, ishte mishërimi i aspiratës shekullore të popullit tonë për liri dhe dinjitet, shkruan lajmi.net.

Krasniqi ka thënë se sot dhe asnjëherë tjetër, ne nuk harrojmë as miqtë tanë ndërkombëtarë – në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n, të cilët qëndruan përkrah nesh në momentet më vendimtare të historisë sonë.

“Këtë përvjetor, me shpresën e thellë se do të jetë i fundit që e shënojmë pa ta, e urojmë me zemër për çlirimtarët tanë që padrejtësisht po mbahen në Hagë: Presidentin Hashim Thaçi, Kryeparlamentarin Kadri Veseli, Kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, Deputetin Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre. Lufta e tyre ishte e drejtë dhe e pastër, sepse ishte lufta dhe përpjekja e një populli të tërë, që për shumë breza sakrifikoi për liri”, ka shkruar Krasniqi. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë në Facebook: