Krasniqi: Kushtetuesja e vulosi që VV e ka mbajtur peng Kuvendin – Ata që zgjodhën krizën, dështuan, ne që zgjodhëm Kushtetutën, fituam
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se ky është një konfirmim i bllokadës së qëllimshme dhe shkeljeve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës. Sipas tij, për muaj me radhë VV-ja ka penguar funksionimin normal të institucioneve për interesa të ngushta politike, duke…

Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se ky është një konfirmim i bllokadës së qëllimshme dhe shkeljeve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës.
Sipas tij, për muaj me radhë VV-ja ka penguar funksionimin normal të institucioneve për interesa të ngushta politike, duke vepruar jashtë Kushtetutës, transmeton lajmi.net
Në aktgjykimin e 7 gushtit 2025, Gjykata Kushtetuese shpalli të pavlefshme të gjitha veprimet parlamentare të periudhës nga 27 qershori deri më 26 korrik, duke konstatuar se deputetët nuk kanë zbatuar vendimin e mëparshëm dhe se Komisioni për Votim të Fshehtë ishte i jashtëligjshëm.
Krasniqi e konsideron këtë një fitore të madhe për rendin kushtetues dhe demokracinë në Kosovë.
Ai nënvizon se për gjashtë muaj qytetarëve u mohua përfaqësimi dhe institucioneve iu pengua funksionimi, duke krijuar një krizë që ka dështuar përballë besimit dhe angazhimit të Grupit Parlamentar të PDK-së për t’i dhënë fund kësaj situate përmes rrugës ligjore.
Memli Krasniqi thekson se Kosova ka nevojë për institucione funksionale dhe lidership që respekton rregullat dhe Kushtetutën, duke nënvizuar se PDK-ja do të qëndrojë gjithmonë në mbrojtje të rendit kushtetues dhe interesit të qytetarëve.
Postimi i plotë: