Krasniqi: Kurti edhe sot tregoi që kurrë s’do të bëhet lider, por do të mbetet vetëm një përçarës kronik
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar në lidhje me publikimin e video-s nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje në të cilën flitet për ish-liderët e Kosovës si dhe partitë politike kinse të njëjtit e kanë “shkatërruar Kosovën” për 20 vite. Lidhur me këtë, Krasnqi tha se prej ndëshkimit diskriminues për të gjithë…

Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar në lidhje me publikimin e video-s nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje në të cilën flitet për ish-liderët e Kosovës si dhe partitë politike kinse të njëjtit e kanë “shkatërruar Kosovën” për 20 vite.
Lidhur me këtë, Krasnqi tha se prej ndëshkimit diskriminues për të gjithë mësimdhënësit, përmes ndalesës joligjore të pagave, e deri tek videoja propaganduese për të nxitë edhe më shumë urrejtje e ndasi, Albin Kurti edhe sot tregoi që kurrë nuk do të bëhet lider, por do të mbetet vetëm një përçarës kronik, transmeton lajmi.net.
“Kryeministri është kryemashtruesi i Kosovës. Shumë shpejt i doli boja”,shkroi ai.
Ndryshe Qeveria e Kosovës mori vendim që të mos ekzekutojë pagat e muajit shtator për mësimdhënësit.
Lidhur me këtë vendim pati reagime të shumta, ku ndër të tjerash u kërkua që Qeveria të tërtheq këtë vendim dhe të ekzekutojë pagat./Lajmi.net/